top of page

Lettre en albanais

 

Merci à notre collègue Béatrice Zedde et son mari Shkelzen Leka pour cette traduction.

​

 

Zonja dhe Zoterinjë,


Me anë ketij email kemi nderi të kërkojme pjesëmarrjen tuaj në projektin bamirësie që mundohemi të ndertojmë. 
 

Institucioni ynë Collège Saint-Benoît Saint-Servais i Liège (Belgjikë), prej shumë vitesh merr pjesë në shumë operacione bamirësie. Në 2024, do të donim të organizojmë, fund shtatori – fillim tetori, një operacion të ri më të madhe, nën formën e nje shitije të madhe të fanellave sportive në ankand (ose çdo objekt tjetër) nënshkruar nga sportistë ose klube të njohura.
 

Ne bashkëpunim me Standard i Liège, klub i formuar në gjirin e shkollës tonë qysh prej 125 vjet, ne kemi bërë një projekt të tillë në 2009, 2013, 2017 dhe 2020, në mbeshtetje të shoqatave të ndryshme : shoqata Arabel, në përkrahje të femijëve të pafavorizuar të shkollave malore në Argjentinë, shoqata Îles de Paix (Ishujte e Paqes), organizem me të cilën shkolla jonë bashkëpunon që prej 50 vjetësh, shoqata La Lumière (Drita) që u vjen në ndihmë të verbërve, dhe FS Agoè, nje shoqatë që mbikëqyr të rinjët në lagjet e pafavorizuar të Lomé, në Togo, në përmjet futbollit.
 

Kësaj radhe në 2024, fondet e grumbulluara një pjesë do të je për një projekt në ndihmë të ndërtimit të një shkolle të shkatërruar nga tërmeti në Turqi, në bashkpunim me Liceun Saint-Joseph të Stamboll, shkollë me të cilën kemi lidhje prej shumë vitesh. Pjesa tjetër shkonë për shoqatën Standard de Liège që ka shumë projekte ndihme në rajoni e Liège që ndodhet, dhe në ndihmë të strukturave spitalore dhe ndihmë për persona me aftësi të kufizuara.
 

Siti https://www.maillotssolidaires.com/  do të jetë në perditësim çdo ditë por ju mund t’i gjeni udhezimet e nevojshme të këtij viti 2024, si dhe lidhjet me prezantimet e botimeve të mëparshme.
Të shohesh bashkë sportistët dhe studentët, të bashkuar në përpjekjet e tyre, për mirëqenien e të rinjëve të gjitë botës, a nuk është një ëndërrë qe mund ta realizojmë ? Ne besojme në këtë ëndërrë ! Faleminderit që na ndihmoni me bashkëpunimin tuaj, duke na dërguar nje fanelë sportive nënshkruar (dedikuar) nga ju ose ekipi juaj, ose cdo send tjetër që ia vlen dhe që munde shitet.

 

Ju falenderojmë për rendësinë që i kushtoni kerkesë tonë.
 

Duke shpresuar, nga ana juaj për nje përgjigje të shpejtë dhe pozitive, përshëndetjet tona sportive më të sinqerta.
 

Për projektin  « Maillots solidaires 2024 »,

Philippe COUNSON

+32 494 93 17 16

Collège St Benoît St Servais, 90C rue Saint-Gilles, 4000 Liège, Belgique

maillotssolidaires@stbenoitstservais.be

http://maillotssolidaires.com/

bottom of page